Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si nisi përplasja dhe seria e vrasjeve mes fiseve Rexhepi-Muça-Çapja në Elbasan

21:47 / January 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lajm9 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 23 korrik 2009 ekzekutohet Roland Rexhepi. Ish-agjentit i antikrimit në policinë e Elbasanit, gjeti vdekjen pasi dy breshëri kallashnikovi u derdhën mbi trupin e tij.

36-vjeçari spo doli nga shtëpia, kur një një motor me dy persona me maska dhe të armatosur i ka dalë përpara duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta.

Si autorë të kësaj ngjarjeu u identifikuan Armand Llakaj dhe Marjus Tafa.

Dy vjet pas ngajrjes Prokuroria e Elbasanit kërkoi 48 vjet burg për dy shtetasit e akuzuar për vrasjen e ish-policit, ngjarje kjo që sipas hetimeve ka ndodhur për motive të dobëta.

Edhe pse dy të akuzuarit asnjëherë nuk e kanë pranuar krimin, Prokuroria u bazua në ngritjne e akuzës tek dhe akti i ekspertizës së ADN-së mbi shenjat e lëna në armë dhe motor, si dhe maskën që autorët kanë përdorur në krim.

Por ndërsa prokuroria e Elbasanit rrekej të zbardhte ngjarjen e vrasjes së ish-agjentit, në dhjetor 2011, vritet dhe vëllai i tij, Ilir Rexhepi.

Ish biznesmeni u vra në qendër të qytetit, sapo doli nga një lokal dhe po hipte në makinën e tij tip “Benz”, me targa të Tiranës. Autori i vrasjes përfitoi nga terreni i errët në këtë zonë dhe iu afrua mjetit ku ndodhej viktima duke e qëlluar.

Nga pamjet filmike autori i vrasjs se tij pas ngjarjes eshte larguar duke çaluar pasi është qëlluar nga Iliri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta në dorën e Ilirit, e cila kishte qëlluar njëherë. Si autor i kësaj ngjarje u dyshua Bledar Muça, i cili u largua jashtë Shqipërisë.

Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit nuk ngriti kurrë akuza ndaj Muçës që ta implikonin atë në këtë ngjarje.

Bledar Muça u kthye ne vitin 2013 bashkë me alibinë se nuk gjendej në Shqipëri kur ndodhi vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi. Policia më pas i hodhi poshtë akuzat por me sa duket jo rivalet e tij.

Tre vjet më vonë ai do të ishte objektiv i një atentati të ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

Muça ndodhej në makinë me Florenc Çapjen kur një breshëri automatiku është derdhur mbi ta.

Si pasojë e qitjes, përveç Muçës mbeti e plagosur rëndë dhe shtetasja Matilda Kermezi, punonjëse e Policisë së Shtetit, e cila në momentin e ngjarjes po kalonte si këmbësore. Në momentin që është është qëlluar mbi Bledar Muçën dhe mikun e tij Florenc Çapjen ka pasur shumë kalimtarë të rastit, automjete në lëvizje si dhe të parkuar ndanë rrugës.

Në vendngjarje janë sekuestruar nga policia gjyqësore 29 gëzhoja të nxjerra nga arma e përdorur, ndërsa autori u largua pa lënë asnjë gjurmë.

Atentati i ndodhur në qendër të qytetit bëri që familja Çapja të humbte kontrollin.

Çapja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

16:35 / June 28, 2026

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Maminasit/ Përplasen tre makina, dy të lënduar

15:28 / June 28, 2026

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës përfundon në pranga, konflikti për pronën me vëllezërit çon në arrestimin e 5 personave

14:58 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.