Festa e Shna Ndout në Laç është përgjakur nga një vrasje me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa viktimë mbeti Viktor Shkorreti, 24 vjeç, me orgjinë nga Mirdita dhe banues në qytetin e Laçit. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, ndërsa disa orë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar të krimit. Ai është Emanuel Koca, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Kukësi.
Për shkak të pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në Laç ka pasur fluks të jashtëzakonshëm automjetesh dhe mungesë vendparkimesh, autori ka dashur të parkojë automjetin në afërsi të banesës së viktimës, por nuk është lejuar nga ky i fundit.
Në ato momente, ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin dhe më pas autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend, pasi 3 plumba prekën organet jetësore të viktimës. Më pas, duke përfituar dhe nga errësira, autori i vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes
Postime te ngjashme
Add A Comment
