Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një prej çifteve më të pëlqyer për publikun shqiptar. Kjo pasi aktorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht momente të tyre.
Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, ku është pyetur dhe rreth Markut.
“Si nuk e ka problem Marku sjelljen tënde kur bën si seksi, se në fakt je seksi?”, i ka shkruar dikush.
Rudina ka treguar se Marku e ka pranuar ashtu siç është dhe nuk është munduar kurrë ta ndryshojë. “Po vetë më zgjodhi mi zemër! Nuk është përpjekur kurrë të ndryshojë asgjë te unë”, ka replikuar ajo.