Vera është stina e prefuar për të gjithë, pushimet, plazhi, dielli, udhëtimet, koha me familjen janë këto gjëra që ia shtojnë bukurinë kësaj stine. Teksa “shfletojmë” story-t në Instagram, shpesh ndalemi për të parë se si po e kalojnë verën të famshmit shqiptarë. Shumë nga këngëtarët apo aktorët e shfrytëzojnë këtë periudhë në punë. Koncertet janë të pranishme në këtë sezon dhe një pjesë e mirë e këngëtarëve “detyrohen” të punojnë megjithëse e gjejnë kohën edhe për të shijuar pushimet dhe këtë sigurohen për ta bërë në mënyrën më të mirë të mundshme duke vizituar vendet më të bukura dhe resoret më të kushtueshme, mund të themi se e meritojnë pas gjithë lodhjes së koncerteve. Për moderatorët një pjesë e mirë e verës është pushim dhe sa kemi parë në rrjetet sociale këtë kohë ato ia kushtojnë familjes dhe udhëtimeve. Për modelet dhe blogeret kjo periudhë është shumë e mirë pasi ata e kanë më të lehtë për të ndërthurur punën me pushimet. Më poshtë mund të shikoni disa nga postimet e pushimeve të të famshmëve.