Tjeter rast ku po “arnohen” pallatet jashtë çdo rregulli dhe ligji për ndërtimin.
Duke përfituar nga situata e krijuar pas tërmetit, shumë prej ndërtuesve të cilët nuk kanë shitur apartamentet po nxitojnë që të rregullojnë fasadat në mënyrë që grupet e kontrollit që po kryejnë punën në terren për verifikimin e godinave të mos konstatojnë probleme.
Sikurse shihni edhe nga kjo foto, në këtë pallat pranë rrugës së portit në Durrës, disa punëtorë po suvatojnë të çarat e mureve nga tërmeti, edhe pse brenda derës së ballkonit duket muri i shkëputur.

