Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si po shtohet fenomeni i gjobëvënies/ Biznese dhe individë në shënjestër përmes kërcënimit

12:32 / August 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas rënies së komunizmit, vendi ynë është karakterizuar nga një fenomen shqetësues, atë të gjobëvenies. Bizneset dhe drejtuesit e tyre, në jo pak raste janë përballur me grupet e të fortëve të cilët u kanë marrë para nëpërmjet kërcënimeve, dhunës dhe presioneve.

Në vetëm tre ditët e fundit, policia ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pasi ata nëpërmjet kanosjes dyshohet se i kanë vënë gjobë një tjetër personi.

Këto janë momente nga arrestimi që u bë pak ditë më parë në Durrës, 3 personave që dyshohet të kenë gjobitur një biznesmen në vlerën e 50 mijë eurove.

Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shpjegon se gjobëvënësit kanë disa forma me të cilat operojnë për të siguruar para.
“Kanosje e drejpërdrejtë, marrje prone, eksploziv. Hyrja në çështje konfliktuale apo dobësi të biznesve, që më pas vjelin para nga të dyja anët”- tha Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Për Breçanin, një biznes që e paguan njëherë gjobën, e ka të vështirë ta shmangë atë për një herë të dytë, nëse rasti nuk denoncohet në polici.

“Ti e paguan njëherë gjobën 1 milion, mbas dy muajsh të vjen radha prap për të paguar. Do paguash 5, 10 e kështu me radhë. I bëj thirrje që të denoncojnë rastet dhe të shpëtojnë veten e tyre”- u shpreh Breçani.

Frika e personave të gjobitur, për t’i denoncuar gjobëvënësit ka bërë që identifikimi i këtyre rasteve të jetë i vështirë, duke iu dhënë grupeve të të fortëve hapësira për t’u fuqizuar ekonomikisht. / TCH


gjobevenie kanosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.