Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ra policia në gjurmët e vrasësve të biznesmenit Nikulaj

14:21 / April 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1682769097xnikulaj 819
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre nga gjashtë personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin janë kapur.

Policia britanike ka rënë në gjurmët e 3 të shpallurve në kërkim nga telefonat celular, pasi ishin njoftuar edhe nëpërmjet letërporosive të dërguara pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 3 të arrestuarit kanë qenë në zona të afërta me njëri tjetrin, teksa dyshohet se dhe 1 nga 3 të shpallurit në kërkim ndodhet në Londër. Sa i përket ekzekutorit portugez, Ruben Saraiva, burimet thonë se nuk ndodhet në Britani.

Ka dyshime të forta se pas ngjarjes, Saraiva është larguar si këmbësor drejt shtetit grek. Tashmë pritet dhe nisja e procedurave për ekstradimin e të arrestuarve, Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt nga Britania në Shqipëri ku do të përballen dhe me akuzat, raporton Euronews.

Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.

Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë me shtetësi britanike. Dy shtetas të tjerë britanik, mes tyre një vajzë, si dhe portugezi Ruben Saraiva janë ende në kërkim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.