Kur vjen puna tek lidhjet, secili nga ne dëshiron të ketë një marrëdhënie paqësore dhe të shëndetshme. Por fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë kështu.
Gjithsesi, është e vërtetë se gratë shpesh janë më të prirura të mohojnë problemet dhe të japin më shumë shanse.
Nëse vëreni se partneri juaj po i bën këto gjëra të renditura më poshtë, atëherë do të thotë se nuk ka mjaftueshëm interes për ju. Prandaj është e rëndësishme t’i jepni drejtim gjërave në kohën e duhur, para se të jetë shumë vonë.
Ju fajëson për problemet tuaja
Dihet që të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre por nëse partneri juaj përpiqet vazhdimisht që t’ju fajësojë për gabimet e tij, tregon një flamur të kuq.
Tallet me ju
Argëtimi dhe batutat e përbashkëta janë një gjë dhe ofendimi është një gjë tjetër. Nëse partneri tallet me ju, shakatë e tij ju lëndojnë dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë, atëherë nuk është personi i duhur për ju.
Të bën të dyshosh për veten
Mund të jetë mjaft e vështirë nëse kuptoni se partneri bën që të dyshoni në aftësitë tuaja. Një partner duhet të jetë mbështetja juaj. Mungesa e mbështetjes është padyshim një shenjë e madhe që tregon se duhet të ndaheni sa më parë nga ai person.
