Temperatura e ngritur e trupit shfaqet, sepse mund të shkatërrojë proteinat e këtyre patogjenëve në mënyrë që të pengojë që të shumohen.
Edhe te të gjitha infeksionet e tjera, temperatura është përgjigje inflamatore e trupit ndaj virusit, përkatësisht shenjë që diç e padëshirueshme është futur në organizëm.
Mirëpo, çfarë të bëhet nëse nuk keni termometër në shtëpi?
Nëse përdorni prekjen për të përcaktuar temperaturën te ndokush tjetër, është me rëndësi që më parë të prekni lëkurën vetjake, pastaj t’i krahasoni dy temperaturat.
Nëse lëkura e tjetrit është shumë më e nxehtë se juaja – është shenjë e temperaturës.
Prekja është metoda më e popullarizuar, por edhe më së paku e saktë.
Në të vërtetë, dushi me ujë të vakët mund përkohësisht të ndihmojë që të ulet temperatura e lartë, mirëpo kjo njëherësh është opsioni më pak i këndshëm për personin i cili ka ethe.
Kur personi ka ethe, trupi shpejt vibron për të shtuar temperaturën e trupit, andaj dushi me ujë të ftohtë në të vërtetë mund të çojë deri në ngritje të temperaturës.
Opsioni më i mirë është të provoni me ujë të ngrohtë. Duke avulluar uji, trupi do të fillojë të ftohet.