Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si të merrni targa “bosash” për makinën tuaj: Ku aplikohet dhe sa kushton

16:41 / May 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
targat5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor për herë të parë këtë vit, ka sjellë sistemin e rezervimit online për targat e serive të veçanta, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Për makinat ofrohen dy kategori të ndryshme targash të veçanta: Kategoria e Parë përfshin të gjitha targat, tre numëroret e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre, si edhe dy tre numërorët 001 dhe 007 që kanë kërkesa më të larta. Tipi : “111, 222, 999 dhe 001, 007”. Tarifa për marrjen e këtij tip targe është 30,000 lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit.

Gjithashtu, përfshihen të gjitha targat, tre numërorët e të cilave fillojnë ose mbarojnë me dy (2) zero, ose dy numrat anësorë janë njësoj dhe zero në mes, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre (përveç 001 dhe 007). Tipi: “002, 006, 009, 900, 600, 200, 101, 707, 606”. Tarifa është 20,000 Lekë plus tarifat standarde të shërbimit të regjistrimit të automjetit.

Sipas DPSHTRR, për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet.

Aplikuesit duhet të bëjnë kujdes në momentin e marrjes së shërbimit pranë DRSHTRR-ve, pasi duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar, agjenci shërbimesh.






targa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.