Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si të ndihmoni një person që vuan nga ankthi

19:54 / May 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
woman suffering an anxiety attack alone in the night picture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1.Kuptoni se çfarë është ankthi

Para se të ndihmoni dikë, duhet të mësoni sa më shumë që të keni mundësi rreth asaj që po përjeton ai,ajo.Kjo nuk do të thotë që ju të bëheni një ekspert brenda natës, por as të thoni pasi keni lexuar nja dy a tre artikuj  “Unë e kuptoj se si ndjeheni”! Së paku duhet të keni një ide të përgjithshme.

2.Përpiquni të vendosni veten në vendin e tjetrit

A keni përjetuar ndonjëherë gjendje ankthi në jetën tuaj? Në cilat situata? Të gjithë jemi ndjerë të shqetësuar për diçka, por imagjinoni sikur këto ndjenja të këqija të jenë pjesë e përditshme e rutinës suaj.  Ankthi mund të vijë nga hiçi, pa paralajmërim, dhe mund të shkaktojë simptoma të vërteta, fizike. “Disa njerëz me nivele të larta ankthi mund të shprehin shqetësimin e tyre duke bërë shumë pyetje dhe duke kërkuar siguri,” na thotë Simon. “Njerëzit e tjerë mund të qetësohen dhe të flasin  shumë pak ose aspak fare, edhe pse ata po përjetojnë nivele të larta ankthi nga brenda”.

3.Shikoni se çfarë funksionon më mirë për ta

Ankthi është diçka që duhet të menaxhohet dhe që mund të trajtohet falë trajtimit dhe teknikave të duhura . E rëndësishme është vetëm të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ta. Mund të përpiqeni ta qetësoni me fjalë, apo edhe fizikisht, Duke ngadalësuar frymëmarrjen dhe duke e rekomanduar të bëjë diçka tjetër që e qetëson.

4.Kryeni aktivitet fizik

Ankthi dhe frika kanë tendencë të çlirojnë energji. Nëse nuk e lëvizni trupin ajo energji do të shkaktojë vështirësi për gjumë. Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni një program stërvitje, mund të kërkoni në internet për një të tillë dhe ndërkohë që punoni apop kujdeseni për fëmijët mund dhe të qëndroni aktiv.

5.Mos i detyroni të përballen më gjërat që i frikësojnë.

Në anën tjetër, nuk është mirë edhe që të detyrosh dikë që të  bëjë diçka nga e cila ata kanë frikë. Të mësuarit se si mund të kalohen situate të vështira është më mirë që t’i lihet në dorë një terapisti. Kjo ju heq dhe ju një barrë. Gjithashtu ndihmon dhe personin që vuan nga ankthi në mënyrë që ata të përballen me frikat e tyre hap pas hapi, pa u nxituar dhe të drejtuar nga një profesionist.

6.Mos harroni veten tuaj!

Është shumë e lehtë të ‘zhytesh’ në gjendjen shëndetësore të dikujt tjetër. Sigurohuni që  shëndeti juaj mendor të jetë në gjendje optimale para se të mundoheni të qetësoni dikë tjetër.

ankthi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.