Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Si të përdorni kondicionerin gjatë verës, 5 truke për të mos shpenzuar energji dhe para

22:15 / June 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 8110d837ba3e4bc251dd033596d6be58123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën.

Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos patur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike.

Sytë te temperatura

Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të patur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celsius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë. Për më tepër një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është mirë për shëndetin. Më mirë është të ndizni kondicionerin gjysmë ore para se të rini në dhomë, ose të përdorni “Timer”, dhe të prisni që temperatura të zbresë.

Kujdes me dyert e dritaret

Kur ndizni kondicionerin sigurohuni që dyert e dritaret të jenë të mbyllura për të mos hyrë ajri i nxehtë nga jashtë. Për ajrosje shfrytëzojmë orët e vona të mbrëmjes apo ato herët në mëngjes kur kalimi i ajrit është i pandjeshëm.

Funksioni “Dry”

Kur kemi arritur temperaturën që duam, përdorim funksionin “Dry”, pra komandën e tharëses së lagështirës. Ajo ndihmon në ruajtjen e ajrit të freskët dhe të thatë.

Mos e mbani ndezur natën

Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.

Rreziku i ftohjes artificiale

Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.

5 truke energji kondicionerin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.