Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Si të përgatisim një krem karamel në shtëpi

19:22 / April 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krem karame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krem karameli është një ndër ëmbëlsirat më të preferuara në të gjithë botën, ndonëse kudo merr emra të ndryshme.

Nga ishujt Filipine në Spanjë, nga Porto Riko, deri në Indi, secili vend ka versionin e vet të kremrave të karamelit, me përbërës të ndryshëm, duke zëvendësuar qumështin e freskët me qumështin e konservuar apo me qumështin e kokosit.

Më poshtë ne do ju tregojmë recetën e ëmbëlsirës që nëse e bëni në shtëpi me siguri do të preferohet shumë nga të gjithë.

Do t’ju duhet:

Një tavë pjekje e thellë për të vënë kupat dhe për ta mbushur rreth 2 cm me ujë.

4 kupa të cilat duhet të jenë rreth 10 cm të gjera dhe 5 cm të thella.

Një fletë letër alumini për të mbuluar tavën gjatë pjekjes.

2 tiganë  (një i vogël që nuk ngjitet nëse është e mundur).

Një sitë ose një sitë çaji.

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit: 45 minuta

Rendimenti: 4 racione

Përbërësit:

Për karamelin:

1/2 filxhan ose 80 g sheqer;

5 lugë gjelle ujë të valë.

Për qumështin

400 ml qumësht;

1/2 lugë sheqer;

1 lugë çaji ekstrakt vanilje.

Për vezët

2 vezë të plota;

4 të verdha veze ;

1/2 lugë sheqer.

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 140 gradë Celcius. Lyeni kupat me gjalpë.

Vendosni sheqerin në një tigan të vogël që nuk ngjit dhe ngroheni në një nxehtësi të mesme derisa sheqeri të kthehet në kafe.

Nga ana tjetër nxehni në një enë ujin.

Procesi i ngrohjes do të zgjasë rreth 5 minuta në një nxehtësi të vogël. Sapo sheqeri të fillojë të kthehet në ngjyrë kafe, anojeni tiganin për të shpërndarë sheqerin në të gjitha pjesët e tij.

Sapo të fillojë të bëjë flluska, shtoni 5 lugë gjelle me ujë të vale.Kini kujdes kur shtoni ujin. Karameli mund të spërkasë pak dhe mund të jetë shumë i nxehtë.

Sapo ta keni shtuar ujin, përziejeni atë duke lëvizur tiganin në mënyrë që të përzihen dhe më pas fikni zjarrin.

Derdh karamelin në çdo kupë, duke e ndarë në mënyrë të barabartë në katër pjesë.

Lëvizini dhe rrotullojini kupat në mënyrë që karameli të arrijë deri në fund të tyre.

Vendosini kupat në një tavë pjekje dhe shtoni ujë të ftohtë në këtë tavë që të shkojë nga 2-3 cm deri afër anëve të kupave.

Përgatitja e pjesës së qumështit dhe vezës:

Ngrohni qumështin dhe sheqerin në një tigan me nxehtësi të vogël.

Mbani një ibrik matës për qumështin për ta kuptuar se sa keni nevojë.

Përzieni 2 vezë dhe 4 të verdhat e vezëve së bashku dhe rrihini por mos i lini të bëhen flluska.

Kur qumështi ka filluar të vlojë, hidheni atë sërish në ibrikun matës.

Mbani mikserin tuaj me një shpejtësi të ulët, dhe shumë ngadalë shtoni qumështin derisa gjithçka të jetë homogjene. Pastaj shtoni vanilien.

Vendosni një sitë mbi ibrikun matës me qumësht dhe shtoni në të përzierjen e mësipërme, duke e kaluar përmes sitës.

Derdheni përzierjen brenda kupave. Sigurohuni që niveli i ujit në tavë të jetë deri në 2-3 cm të lartë. Mbuloni tavën me letër alumini dhe vendosini në furrë për 45 minuta.

Pas 45 minutash hiqni tavën nga furra dhe lëreni ashtu siç është deri sa të ftohet.

Kur të ftohet mbulojini me një kapak plastik dhe lëreni tavën në frigorifer të ftohet pak orë.

Kur të jeni gati për të shërbyer, përdorni një thikë të mprehtë me majë të hollë duke prerë anët nëpër kupa.

Merrni një pjatë dhe vendoseni mbi kupë. Mbajini fort të ngjitura dhe ktheni kupën me kokë poshtë në mënyrë që krem karameli të vendoset në pjatë pa u dëmtuar.

krem karamel përgatisim shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kalaja e Rozafës thyen rekord në gusht, mbi 27 mijë vizitorë në vetëm një muaj/ Rritet me 11% interesi për trashëgiminë e Shkodrës

09:52 / September 7, 2026

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.