Bromidrosa ose era e keqe e këmbëve ndodh nga mungesa e ajrosjes së këmbëve. Bakteret shumëfishohen nga kontakti me djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës së këmbës, por edhe nga materialet jo cilësore të këpucëve. Disa metoda natyrale që të shpëtoni nga ky problem.
• Soda e bukës : Soda e bukës eliminon erën e keqe të këpucëve, pasi neutralizon pH-in e djersës së këmbëve dhe redukton bakteret. Merrni dy bustina çaji dhe mbushini me nga dy lugë sodë buke. Vendosini në këpucë dhe mbajeni për 24 orë. Era e keqe do të largohet menjëherë.
• Sherebela : Përveçse një ilaç magjik kundër rrufës dhe bronkitit, ju mund të përdorni gjethet e sherebelës për të larguar aromën e keqe të këpucëve. Grimconi disa gjethe dhe futini në një napë e më pas në këpucë. Lërini këpucët në ballkon gjatë gjithë natës. Do të habiteni me rezultatin.
• Uthulla e mollës është po ashtu një ilaç natyral që mund t’ju vijë në ndihmë. Bashkoni uthull molle dhe pak sheqer pluhur dhe masën vendoseni mbi këpucë. Më pas lëreni të veprojë.
Përveç këtyre këshillave nuk duhet të harroni që edhe higjiena e këmbës është shumë e rëndësishme.