Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të trajtoni në shtëpi flokët e dëmtuar dhe të thatë

18:05 / June 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flok te thate 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndër tipet e flokëve, ata të thatët duket se janë me kapriçozët.

Në të shumtën e rasteve nuk qëndrojnë si duhet dhe krijojnë probleme me skalpin e kokës siç janë kruarjet apo zbokthi.

Në mirëqenien e flokëve në përgjithësi, por sidomos tek ata të thatët, ndikojnë shumë edhe kushtet atmosferike.

Pra ndryshime dhe vështirësi në mirëmbajtjen e tyre do të shikoni edhe kur është shumë ftohtë edhe kur dielli është shumë i fortë.

Për çdo rast AgroËeb ju këshillon të përdorni një trajtim fare të thjeshtë e natyral që i jep shëndet flokëve tuaj.

Kështu do të arrini të keni flokë të hidratuar, të butë dhe plot shkëlqim në mënyrë natyrale e pa shpenzime të mëdha.

Ndiqeni atë hap pas hapi më poshtë dhe filloni nga përgatitja e maskës.

Përbërësit

1 lugë çaji mjaltë

1 vezë

1 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjes e kësaj maske kini parasysh që fillimisht duhet të llogarisni masat e sakta për flokët tuaj.

Në artikullin tonë kjo sasi është e përshtatëshme për flokë me gjatësi mesatare deri poshtë supeve.

Në varësi të flokëve ju mund ta pakësoni ose dyfishoni sasinë e përbërësve.

Pasi të keni bërë këtë merrni një enë të vogël dhe shtoni përbërësit një nga një, duke përzier në mënyrë qe të krijohet një masë e trashë dhe kompakte.

Lyeni flokët në pjesët ku i ndjeni më të thatë ose përgjatë gjithë gjatësisë dhe lëreni për 30-40 minuta të veprojë mbi to.

Kur koha të ketë mbaruar lani kokën me shampo dhe ujë si zakonisht.

Në fund të trajtimit do ta ndjeni butësinë dhe hidratimin e flokëve tuaj.

Këtë maskë natyrale mundohuni ta bëni të paktën një herë në javë për të pasur rezultate që zgjasin sa më shumë./AgroWeb.org

flokët tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.