Fruta-perimet mund t’i ruani jo vetëm për dy ditë, por edhe për dy muaj nëse ndiqni truket e mëposhtme.
Sallatë jeshile ose brokoli + letër alumini
Ju vjen keq të hidhni në kosh atë tufën e sallatës që nuk e keni ngrënë akoma ? Nuk është nevoja të shqetësoheni, mjafton të mbështillni me letër alumini kërcellin e saj si në foto dhe do të jetë e paprishur deri në 2 javë.
Si të ruani sa më gjatë rrushin e freskët
Në qoftë se doni të ruani sa më të freskëta vilet e rrushit ju propozojmë një prej teknikave më interesante që me siguri nuk e keni dëgjuar më parë. Merrini dhe varini sikur mund të bëni me qepët ose specat e kuq dhe lëreni ashtu derisa të thahen në mënyre natyrale.
Fruta pylli + ujë+ uthull molle
Në qoftë se doni t’i ruani sa më gjatë futini në një enë ku keni shtuar ujë të ftohtë dhe uthull molle. Lërini për dy orë, fshijini me letër kuzhine dhe futini në qese ne ngrirje. Kur t’i hani nga tetori nuk do e ndjeni fare shijen e uthullës së mollës.
