Historia e Klevis Çelajt, kampionit të boksit që haset me vështirësitë e jetës ka prekur të gjithë. I ushqyer me vetëm një kokër mollë para se të dilte në ring, ai arriti të fitonte medaljen e artë falë pasionit për këtë sport.
E prekur nga historia e tij, Rozana Radi ka krijuar vargje të ndjera nën titullin “Si t’ia bëjmë për të jetuar?. Duke postuar vargjet në Instagram, Rozana thotë se nuk do të donte të zgjohej kështu, ku përkrah është fotoja me lot në sy e Klevisit.
Si t’ia bëjmë për të jetuar?
Vishja shpirtin nje femije
Te braktisur te ngujuar
Vish kepucet e nje prindi
Qe me lot ka sofren shtruar
Merri duart nje punetori
Qe per punen su pagua
Pyet nene qe te lindi
Si ja ben per tu gezuar
Merrja zerin nje studenti
Qe ne sheshe ju harxhu
Dhe me thuaj nese mundesh
Si tja bejme per te jetuar
