50 anëtarë të qeverisë dhanë brenda 48 orëve dorëheqjen, duke shkaktuar një furtunë në kabinetin britanik. Por si arriti Boris Johnson deri në këtë pikë? Popullariteti i kryeministrit britanik, nisi të merrte goditje serioze për shkak të një sërë skandalesh, duke filluar që nga pandemia, deri te ato seksuale.
Qeveria britanike vendosi masa kufizuese në periudhat më të gabuara, duke shkaktuar me mijëra viktima nga koronavirusi. Në prill 2022, Johnson u gjobit nga policia, duke e bërë atë kryeministrin e parë britanik në detyrë që shkelte ligjin, pasi vetë ai pranoi pjesëmarrjen në një festë ditëlindjeje, gjatë karantinës në qershor të 2020-ës.
Në shkurt të 2022, Johnson vendosi Pincher, anëtar i Partisë Konservatore, në pozicionin e zëvendës-shefit në Dhomën e Komunave, një rol i rëndësishëm në qeveri. Javën e kaluar, Pincher dha dorëheqjen nga ai post, pasi u përfshi në një skandal për shkak të sjelljes së pahijshme seksuale.
Muajin e kaluar Johnson u përball me një mocion mosbesimi nga partia e tij, ku 40% e kolegëve konservatorë votuan kundër. Ditën e djeshme Johnson dha zyrtarisht dorëheqjen pasi kabineti e konsideroi atë një udhëheqës të shkurorëzuar.
