Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si u ekzekutua numri dy i Al Kaedas që ishte i shoqëruar bashkë me vajzën e tij, mediat zbardhin detaje tronditëse

11:55 / November 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
embassy bombing
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri dy i Al Kaedas është ekzekutuar në rrugët e Iranit. Ai ishte me vajzën e tij, kur u vra nga agjentët izraelitë. Abdullah Ahmed Abdullah u vra 22 vite pasi organizoi sulmet në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë 224 persona dhe u plagosën mijëra.

Ai fshihej pas emrit Abu Muhammad al-Masri. Sipas NY Times, ai u vra nga agjentët izraelitë më 7 gusht. Mendohet se porosia për vrasjen e tij është dhënë nga zyrtarët amerikanë.

Deri të premten, akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht vdekja e tij dhe emri qëndron në listën e FBI si terroristi më i kërkuar. Për kokën e tij është vendosur një shumë prej 10 milionë dollarësh.

Akoma nuk dihet roli i amerikanëve në këtë vrasje, por mendohet se ata kanë gjurmuar lëvizjet e tij në Iran prej vitesh.

Gazeta amerikane shkruan se vdekja e tij kishte mbetur sekret deri më tani.

Madje Irani ndryshoi identitetet e tyre kur krimi u raportua në media. Sipas medieve, viktimat ishin Habib Daoud, një profesor historie nga Libani dhe vajza e tij 27-vjeçare.

Gazeta amerikane shkruan se ky emër është një sajim i Iranit, që nuk mund të pranojë se një lider i Al Kaedas fshihej në vendin e tyre.

Sipas burimeve, 58-vjeçari ishte me një makinë Renault të bardhë kur u ndalua nga dy persona të armatosur, të cilët qëlluan pesë herë me një pistoletë me silenciator.

Katër plumba depërtuan brenda në mjet, duke e vrarë atë dhe të bijën Miriam, e cila është vejusha e djalit të Osaman bin Laden, Hamza bin Laden.

Ad by Valueimpression
Asnjë vend nuk ka marrë përgjegjësi për vrasjen dhe Al Kaeda nuk e ka shpallur akoma vdekjen e tij.

Terroristi ishte dënuar në SHBA për sulmet mbi ambasada. Ai mendohet se ka urdhëruar edhe sulmin në Mombasa të Kenias, ku u vranë 13 kenianë dhe 3 turistë izraelitë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.