TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës tashmë e realizueshme, teknika e re ka 80% efikasitet

23:45 / March 22, 2023

Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23:28 / March 22, 2023

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Vepra e përgjakshme në Hamburg, zbulohet motivi i sulmit të ish-Dëshmitarit të Jehovait

23:09 / March 22, 2023

Mediat amerikane: Shtyhet seanca për padinë kundër Trump

23:01 / March 22, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Si u lirua Fatjon Murati dhe manovrat me drejtësinë. Gjyqtarja Laska zhbllokoi edhe pasurinë 5 mln € të vëllezërve Marku

17:57 / March 13, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata e Tiranës ka bërë një sqarim për mediat lidhur me zbutjen e masës për Fatjon Muratin, në lokalin e të cilit u krye një atentat mbrëmjen e djeshme në zonën e “Don Boskos”, ku mbeti e vrarë një 58-vjeçare, e cila punonte si banakiere, ndërsa u plagosën 6 persona të tjerë.

Në sqarimin e shpërndarë për mediat, Gjykata e Tiranës bën me dije se, ky vendim me 16 janar 2023 ka marrë formë të prerë, dhe asnjëra prej palëve të përfshira në gjyq, nuk e ka ankimuar vendimin në ngarkim të Muratit.

Sipas të dhënave, Murati është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”. Në atentat u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosurit janë Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Fatjon Muratit iu ndryshua masa e sigurisë në dhjetor të 2022, dy muaj pas arrestimit. Ai u arrestua tetorin e vitit të kaluar, pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashkë me shtetasin Kristjan Gjini.

Ndërkaq, gjyqtarja e Tiranës Migena Laska, në maj 2022, ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë me vlerë rreth 5 milionë euro të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku, dy emra të njohur për drejtësisë. Vëllezërit Marku janë hetuar që në vitin 2019 për trafik droge, pastrim parash dhe dhënie të parave me fajde. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”.

Policia dhe prokuroria kishin konstatuar se 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje dhe 1 ndërtesë trekatëshe, janë produkt i parave të trafikut të drogës dhe të përfitimit nga dhënia e parave me fajde. Megjithatë, ndryshe ka arsyetuar gjyqtarja Migena Laska, e cila ka pushuar çështjen, duke shpëtuar pasurinë me vlerë rreth 5 milionë euro nga sekuestrimi dhe më pas konfiskimi. Gjyqtarja Migena Laska është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në 20 maj të vitit 2021

Sqarimi i Gjykatës së Tiranës:

Referuar interesit të shfaqur mediatik, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e arsyetuar, me numër 1575/1, datë 11.10.2022, pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit për “Vleftësimin e arrestit të kryer në flagrancë” si dhe “Caktim mase sigurimi”, ndaj personit nën hetim Fatjon Murati, ka vendosur: “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrance dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fatjon Murati.
  2. Me vendimin Nr. 1575/2, datë 28.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , Gjyqtari i hetimit paraprak, pasi ka shqyrtuar kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit caktuar ndaj personit nën hetim Fatjon Murati”, pasi ka administruar: provat shkresore (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara, ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K. Pr. Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij procedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati.
  3. Në datën 16.01.2023, ky vendim ka marrë formë të prerë, i pa-ankimuar nga asnjëra prej palëve ndërgjyqëse.
  4. Në datën 17.01.2023, është depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.
  5. Në datën 20.01.2023, është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Penale, kërkesa me objekt: “Dërgimin e çështjes në gjyq, për të pandehurin Fatjon Murati, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.
  6. Në datën 27.02.2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjyqtari i seancës paraprake, ka disponuar me vendim për “Dërgimin e çështjes penale në gjyq”, në seance themeli, dhe vijimin e gjykimit të kësaj çështje, në kuadër të gjykimit me ritin e posaçëm, atë të Gjykimit të Shkurtuar. Aktualisht çështja penale vijon në gjykim.

• Bashkëngjitur këtij komunikimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendos në dispozicion kopjet e anonimizuara të vendimeve të sipër cituara (të disponuara në arkivën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë), në formatin PDF.

• Bazuar në nenet 103, 104, 105 të Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i akteve (sekrete dhe jo sekrete), qoftë edhe i pjesshëm i tyre, deri në përfundimin e hetimeve paraprake, sikurse edhe i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura.

Koordinatore për të drejtën e informimit, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je një turp i madh i shqiptarëve

21:36 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Klosi: 21 janari i para programuar, duheshin bërë vrasje

20:30 / March 22, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023

Agron Malaj i përgjigjet Sali Berishës: Je një turp i madh i shqiptarëve

21:36 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Goditet me grushta shefi i Europol Tirana nga një 23-vjeçar, flet i riu: Më parakaloi!

17:40 / March 22, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës tashmë e realizueshme, teknika e re ka 80% efikasitet

23:45 / March 22, 2023

Trajneri i Anglisë motivon lojtarët: Ndaj Italisë për historinë, ne jemi gati

23:28 / March 22, 2023

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

23:16 / March 22, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.