Nëse nuk do të ishin ato 19 sekonda qindra viktima do të shkaktoheshin nga një aksident ajror. Ka qenë një komunikim i gabuar që për pak shkaktojë një përplasje në hapësirë mes dy avionëve.
Në të dy mjetet fluturese udhëtonin 268 persona që kishin si destinacion Madridin.
Por çfarë ndodhi?
Falë 19 sekondave u shmang tragjedia më e rëndë në qiellin evropian e 30 viteve të fundit, në nëntë mijë metra lartësi dhe në errësirë.
Corriere della Sera ka publikuar dokumentet sipas të cilëve ishte vetëm fati që bëri të shpëtonin 268 personat, pasi sistemi i sinjalizimit në bordin e njërit prej aeroplanëve të përfshirë dhe as personeli në tokë nuk e kuptuan çfarë po ndodhte. Pikërisht, përplasja fatale e dy avionëve në fluturim me një shpejtësi prej 430 km/h.
Ngjarja që ka ndodhur më 10 nëntor të 2018 në orën 20.20 u zbulua vetëm dje dhe në të përfshiheshin një ‘Airbus A320’ të ‘Wizz Air’ që ishte nisur nga Krakova, në Rumani me 169 persona në bord dhe një ‘Embraer E195’ i ‘Aeronova’ i cili ishte nisur nga Venecia me 99 persona.
Të dhënat e fluturimit, sipas dokumentit zyrtar, nuk u morën nga kutitë e zeza sepse kur hetuesit morën raportin e përplasjes së mundshme, “kutive i ishte fshirë informacioni”.
Dinamika filloi 200 kilometra larg nga aeroporti Spanjoll. Fluturimi i ‘Wizz Air W6 3763’ ishte në lartësi 9,450 metra dhe me shpejtësi 501 kilometra në orë, ndërsa ‘Aeronova’ fluturonte në lartësi 8,840 metra dhe me shpejtësi 431 kilometra në orë. Dy avionët fluturonin vetëm 61 m mbi njëri tjetrin.

