Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u “tradhtua” Dritan Rexhepi?

10:36 / November 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I shumëkërkuari i policisë shqiptare, Dritan Rexhepi, i cili u vu në pranga në Turqi, tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze.

Mediat vendase shkruajnë se pasi ka parë se ishte rrethuar nga forcat speciale turke, shqiptari ka tentuar të arratiset me një automjet të cilit i ishin hequr targat duke kaluar në pjesën e shtëpisë që të çon në garazh.

Ai kishte me vete edhe një armë pa leje dhe u përpoq t’u rezistonte ekipeve që e ndaluan, por u kap para se të hipte në automjet.

Gjatë kontrollit në adresë, përveç pistoletës u sekuestruan edhe 2 karikatorë, 13 fishekë, 16 karta SIM, 12 celularë, 2 laptopë dhe 4 USB. Ai ka hyrë në Turqi më 24 Shtator me një identitet të rremë.

44-vjeçari konsiderohej si shqiptari më i kërkuar në botë për një seri krimesh, deri edhe përfshirje në vrasje, por kryesisht për trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

Rexhepi kishte hyrë në Turqi me një pasaportë kolumbiane, nën emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Policia shqiptare bëri të ditur se Zyra Qendrore e Interpol Tiranës dhe institucionet e drejtësisë, kanë nisur menjëherë procedurat për ekstradimin e tij.

Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e lirë” se Rexhepi ndiqej prej vitesh nga autoritetet italiane. Ai tha se këto autoritete e kanë vëzhguar prej vitesh dhe e kanë e gjetur nëpërmjet fëmijëve.

“Dritan Rexhepi është arrestuar në Stamboll. Kishte një vit që ishte spostuar atje me familjen. Është nga fshatrat e Vlorës, emrin e vet e ka Gramoz, e ka emër të ndryshuar. Para se të shkonte në Turqi, ka qenë në Kolumbi. Është martuar me një zonjë nga Kolumbia që është ndaluar edhe mbrëmë. Ka dy fëmijë.

Operacionin e kanë bërë turqit, por gjithçka e kanë organizuar italianët. Ata kanë ditur lidhjen e tij dhe se kishte dy fëmijë dhe kanë ndjekur fëmijët. Ata kanë ndjekur fëmijët, dhe kjo ka qenë ndër arsyet që u zbulua dhe gabimi që është bërë nga Rexhepi” – tha Kulla.

Rexhepi ka një histori të pasur kriminale që nga fundvitet ’90 në Shqipëri, ku ai rezulton të jetë autori i vrasjes së dy punonjësve të policisë në Fushë Krujë në 1998.

Lexo edhe: Publikohet foto, ky është shqiptari që u ekzekutua në Ekuador

Lexo: Arrestimi i Rexhepit, mediat në Ekuador sjellin në vëmendje politikanin që u ekzekutua pasi e denoncoi

Dritan Rexhepi olicisë shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.