Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë tha për herë të parë në “Now”, në Euronews Albania se përse Rama e quan Like Floriri.
Ai tha se Rama quan kështu për ngjarjen e Krrabës, ku në kohën kur Meta ishte kryeministër, u vodh floriri i shtetit, por Meta shtoi se në Atë kohë Rama ishte edhe vetë ministër i asaj qeverie dhe e di mirë se zbulimi në atë kohë u bë me urdhër të Metës.
“Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ku ka qenë ministër i qeverisë sime. Ka qenë pjesë e asaj qeverisë që ky thotë “Like Floriri”, Anastas Angjeli ka qenë ministër i financave, që vazhdon të jetë me partinë socialiste, Sparatak Poçi ka qenë ministër i brendshëm dhe Shkëlqim Cani ka qenë guvernatori i bankës së Shqipërisë.
ky ka qenë pjesë e kësaj qeverie, por jo vetëm kaq, ka qenë iniciativa dhe urdhri im si kryeministër që u bë verifikimi i këtij vendit në Kërrabë ku ruhej floriri dhe ka ardhur përgjigjja nga Banka e Shqipërisë dhe autoritetet që kishin detyrë për këtë çështje se nuk ëhstëv bërë asnjë dëmtim i futjes në këtë vend. Kam thënë a është bërë verifikimi fizik, më thanë jo, u bë verifikimi fizik me urdhrin tim dhe pasi u bë kjo doli diferenca për të cilën u nis çështja. Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn””, deklaroi Meta.
