Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Si u vra Adem Jashari, rrëfimi i bashkëluftëtarit të tij

21:36 / March 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adem jashari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Ragip Jashari, i cili është njëri nga bashkëluftëtarët e komandantit legjendar, Adem Jasharit, ka rrëfyer ekskluzivisht në Info Magazine në Klan Kosova, momentet si filluan luftimet.

Ai ka thënë që gjatë asaj kohe, kishin pranuar edhe telefonata për shtim të forcave serbe, por të cilat nuk i kishin marrë shumë seriozisht.

“Ishte mëngjesi i 5 marsit, kur ishim në Odën e Komandantit Legjendar, Adem Jsharit dhe në ora 05:00 filloi të qitet rrethi në lagje. Ishim në bashkëbisedim me Hamzën. Gjatë asaj kohe, u bënë dy telefonata, që na treguan që po grumbullohen forcat serbe në lagjen Jashari. Ashtu qysh jemi kon, kemi dalë dhe jemi përgatitë me atë armatim që e kemi pasë. Kemi dalë nga kjo Kullë e cila është simbol”.

“Kishim një paralajmërim rreth orës 04:00 ku bashkëluftëtari i joni Hysen Gucati tha se shumë forca po grumbullohen dhe nuk e morëm tragjike. Kur erdhi mëngjesi filloi rrethimi. Pamë tankun që doli nga bunkeri. Kanë ardhë forcat e armatosura nga fshati Klinë dhe kemi dalë ata që ishim në Odë, Hamza, baca Shaban dhe djemtë e rinj të cilit ishin të përgatitur. Rreth orës 7 e 25 kanë filluar luftimet te Jasharët. Luftime ka pasë në tërë lagjen”, tha tutje Jashari.

“Ne ishim të përgatitur për një luftë, e dinim që do të ndodhë një ditë dhe familja e komandantit legjendar ishte e përgatitur për luftë. Neve na stërvitën për të bërë rezistencë, pasi artileria e forcave serbe ka qenë shumë e madhe, por kurajo për liri neve na bëri të fortë, na bëri të frymëzohemi dhe të luftojmë aq sa kemi pasë mundësi”.

Ragip Jashari kujton edhe fjalët që kishte thënë Adem Jashari në momentin kur tanku serb kishte arritur në lagjen e Jasharëve.

“Burra erdhi dita t’i tregojmë serbëve si luftojnë burrat dhe si vdesin për liri”, tregon Ragipi fjalët e Adem Jasharit në momentin kur po fillonin luftimet.

“Familja Jashari ka ra dëshmor për këtë popull dhe për këta njerëz. Këtu është luftuar ballë për ballë me armikun serb. Edhe municion nuk kemi pasë aq sa duhet. Ishte vullneti, arsyeja për liri, pasi për të sakrifikuar familjen është fenomen i rrallë. Një familje që i sakrifikon 20 anëtarët e familjes për liri”.

Jashari tregon edhe kur e kanë marrë vendimin që të tërhiqeshin.

“Gjatë luftimeve ka ardhur baca Hamëz. Meqenëse edhe municioni ishte i pakët, ai tha “djema kujdes, ruani veten sepse luftimet janë të forta dhe poshtra”.

adem jashari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.