Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u vra “kapo” i rrugës “Bardhyl” për një shpullë. Rivaliteti i grupeve dhe fundi i tyre

21:17 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
te 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai që jetoi më gjatë nga dy grupet e “të fortëve” të Tiranës ishte Franc Konomi, i vrarë më 8 korrik të vitit 2010.

Konomi njihej si një nga shokët e ngushtë të Naim Zyberit dhe Fatos Ketës, njëkohësisht kishte njohje edhe me fqinjin Gazmend Muça, pavarësisht se nuk bënte pjesë në grupin e tij. Zinxhiri i vrasjeve do të vinte vetëm pak kohë pas fuqizimit të këtyre individëve që kontrollonin gjithçka në zonat e tyre, raporton Panorama.

Ndërsa rreth vetes kishte mbledhur plot djem të rinj, të cilët krenoheshin si miqtë e Gazit, askujt nuk i shkonte nëpër mend se miti i tyre do të shuhej pikërisht nga miqtë e tij. Ditën e 7 prillit të vitit 1992, 23-vjeçari po shkonte si gjithmonë te lokali i tij i preferuar, “Xhamlliku”, kur një breshëri automatiku i është shkrehur në të gjithë trupin, duke mos i lënë mundësi as të nxirrte pistoletën që e mbante gjithmonë në brez. Të akuzuarit e Policisë ishin Naim Zyberi dhe Franc Konomi.

I pari u arrestua dhe la burgun vetëm në revoltat e 1997-ës. Por, që vetëm pak muaj më vonë, ai u ekzekutua në një nga dhomat e spitalit të Milanos. Ndërsa për të dytin, Konomin, është fakt se Prokuroria asnjëherë nuk ka pasur prova. E gjitha kjo histori ishte një ngjarje e nisur rëndom siç nisnin sherret e asaj kohe.

Vëllai i Gazit, Taulanti, i kishte marrë pa leje motorin Francit dhe ky e kishte qëlluar me pëllëmbë. Më pas, Taulanti ishte ankuar tek i vëllai, i cili në nxehje e sipër i ishte hakërryer në sy të të tjerëve se Franci do t’ia paguante shtrenjtë. Por Gazi u vra para se Franci t’ia paguante.

Naim Zyberi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.