Papa Leo i XIV u farkëtua po aq nga bota jashtë sa edhe nga Shtetet e Bashkuara. Mund të jetë arsyeja përse u bë Papa i parë i Amerikës. Shtetet e Bashkuara janë konsideruar tepër të fuqishme në rrafshin ushtarak, diplomatik e madje dhe atë kulturor që të merrnin nën kontroll edhe njërin prej autoriteteve më të rëndësishme morale në botë: Kishën Katolike Romake dhe besimtarët e saj, që në total janë sa trefishi i popullsisë amerikane.
Pse kardinalët zgjodhën që çelësat e Mbretërisë së Qiellit, t’i mbajë një amerikan? Vetëm ata që u mblodhën brenda Kapelës Sistine e kuptojnë plotësisht dinamikën që çoi në zgjedhjen e Leos së XIV në ditën e dytë të konklavës si pasues i Papa Françeskut të ndjerë. Duket një rastësi e jashtëzakonshme që Papa i parë amerikan mbërriti pikërisht në momentin kur Shtetet e Bashkuara nën mandatin e dytë të Donald Trump, janë duke i kthyer shpinën shumë qasjeve, aleancave të huaja e madje edhe vlerave të brendshme që i kishte ruajtur prej kohësh si kombi më i fuqishëm në botë.
Prevost ka qenë një misionar për shumë dekada, e 20 vite i kaloi në Peru. Në paraqitjen e tij të parë publike si At i Shenjtë, Leo XIV, i cili njeh disa gjithë, preferoi të fliste në spanjisht e italisht. Kardinalët zgjodhën një papë të lindur në një vend me ndryshime tronditëse janë më të dukshme.
Mes zemërimit në rritje mbi pabarazitë ekonomike, dhe me armiqësinë në rritje të së djathtës kundër emigrimit masiv që arrin kulmin në SHBA, Kisha Katolike Romake do të drejtohet përsëri nga një njeri i cili shërbeu mes varfërisë dhe mes më të margjinalizuarve në Amerikën Latine, nga ku e kanë origjinën shumë emigrantë në SHBA.
Kjo lëvizje vjen po ashtu në kohën kur administrata amerikane po shkurton ndihmën për të sëmurët, për shembull në heqjen e programeve të USAID-it në Afrikë, ndërsa kreu i ri i Kishës Katolike njihet për thirrjet e tij për shërbim ndaj të varfërve.