Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Si ushtria ukrainase ndali kolonën gjigante ruse që u nis drejt Kievit

23:21 / March 28, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtria kiev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një javë pas sulmeve të para në Ukrainë, Rusia nisi një ofensivë drejt Kievit. Një kolonë me mijëra tanke nga Bjellorusia kishte mbërritur rreth 60 km nga kryeqyteti ukrainas. Ishin të shumta pamjet satelitore që tregonin këtë kolonë të pafund me mjete ushtarake. Më pas, ajo u bllokua. Britanikja “The Guardian” shkruan se si ushtria e Zelensky ia doli ta ndalë këtë kolonë. Bëhet fjalë për ekip komandosh prej 30 pjesëtarësh të forcave speciale dhe një ekip pilotësh amatorë të dronëve që hodhën mikrobomba që çuditërisht kanë bërë “mrekullinë”.

Në operacion ndihmuan edhe dronët ushtarakë turq “Bayraktar”, por punën më të madhe e bënë pilotët e “Aerorozvidka” që u kujdesën për ndalimin e “Ushtrisë së Kuqe”.

Por kush janë këta pilotë? Është një organizatë e krijuar në korrik 2020 me qëllim që të ndihmojë forcat e mbrojtjes ukrainase. Ata financohen përmes donacioneve të shumta dhe qëllimi i tyre është të mbledhin pilotët civilë të dronëve për t’i përdorur në betejë. Falë avionëve të tyre të aftë për të mbajtur mikrobomba prej rreth 1.5 kg ata janë në gjendje të japin goditje vdekjeprurëse.

kolonen ukrainase ushtria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen dhe Macron mbështesin thirrjen e Ukrainës për armëpushim

19:48 / October 11, 2026

Skandal korrupsioni në Ukrainë, Zelensky pezullon prokurorin e përgjithshëm pasi ai largohet nga vendi

20:57 / September 14, 2026

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.