Vendi po kalon kohë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Kjo ka prekur çdo sferë të jetës, ku edhe ceremonitë mortore janë të vështira të zhvillohen sipas traditës.
Këngëtari Sidrit Bejleri bën të ditur se ka humbur një njeri të dashur dhe ajo që i shton dhimbjen është fakti se nuk mund të bësh një ceremoni sipas traditës.
Ai iu bën thirrje të afërme dhe miqve, që ta kujtojnë të ndjerin me lutje.
“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin”, shkruan Sidriti.
