Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Siguria detare/ 34 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman

14:55 / August 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3878
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë kryer kontrolle intensive ndaj 473 mjeteve lundruese në gjithë hapësirën ujore nga Ksamili në Koman.
Si rezultat gjatë kësaj jave, janë bllookuar 34 mjete lundruese, përfshirë 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar.
15 prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Ndërkohë si rezultat i këtij operacioni 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Njoftimi i plotë:
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po kryejnë monitorim intensiv me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.
Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve, nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë.
Gjithashtu, 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, pranë grykëderdhjes së kanalit të Butrintit, një gomone e vjedhur në zonën Plataria–Igumenicë, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po kryejnë kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.
Gjatë kësaj jave janë kontrolluar 473 mjete lundruese, nga të cilat 34 janë bllokuar për:
Shkelje të perimetrit të sigurisë detare;
Ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara;
Mungesë dokumentacioni përkatës.
Mjetet e bllokuara: 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar.
15 prej tyre u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë secili.
Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste për t’u ardhur në ndihmë 19 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese:
Mos shkelni perimetrin e sigurisë;
Lundroni vetëm në zonat e lejuara;
Përdorni gjithmonë mjetet e shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

det ksamil lundrim mjete siguri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.