Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Siguria e Europës, 11 liderë nga BE në Paris. Macron telefon Trump para fillimit të samitit

19:18 / February 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1739814675 giorgiamelonifrance
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën mbikqyrjen e presidentit Emmanuel Macron, Franca ishte vendi organizator e pritës i samitit informal mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë, që u zhvillohet në Paris, pasditen e kësaj të hëne.

Ky takim mblodhi në Elysée 11 liderë evropianë, mes tyre kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Kryeministri polak, Donald Tusk, mbërriti me vonesë, ndërsa e fundit që iu bashkua samitit ishte kryeministrja italiane Giorgia Meloni. 

Ukraina kërkon që Evropa të caktojë sa më shpejt një përfaqësues për negociatat e mundshme të paqes me SHBA-në dhe Rusinë. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin mund të ndodhë së shpejti. Ai shtoi se si Kremlini, ashtu edhe Zelensky, duan që lufta të përfundojë sa më parë. “Ata duan që lufta të marrë fund dhe sa më shpejt,” tha ai, duke mohuar se Putin ka synimin të pushtojë të gjithë Ukrainën.

“Jo, mendoj se ai dëshiron të ndalet”,-u shpreh Trump. Takimet diplomatike për t’i dhënë fund luftës po intensifikohen. Nesër në Riad do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërsa të mërkurën atyre do t’u bashkohet edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

europe Paris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.