Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në datën 6 tetor, të vitit të shkuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkoi nga Parlamenti që të bëhej një vlerësim i sigurisë së gjykatave dhe po ashtu edhe infrastrukturës së godinave.
Kështu, anëtarë të komisionit për nismat qyterare ishin sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në Gjykatën Penale të Tiranës për të parë nga afër godinat dhe sigurinë.
