Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

21:40 / March 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aku 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka theksuar se do të shkojë deri në fund të ligjit për çdo subjekt që shkel rregullat e sigurisë ushqimore, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve në zinxhirin ushqimor.

Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Qarkun Shkodër ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ndaj subjektit “MODI” shpk, në Shkodër.

Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve të kryera nga trupa inspektuese janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit për sigurinë ushqimore. Inspektimet u zhvilluan në kuadër të masave të marra për kontrollin e importeve të misrit për ushqim kafshësh me origjinë nga Serbia, pas rasteve të përsëritura ku analizat laboratorike kishin rezultuar me prani të Aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara.

Gjatë kontrollit në subjekt u konstatuan sasi të mëdha misri rifuxho të importuar nga Serbia, të cilat u bllokuan nga inspektorët deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike. Megjithatë, gjatë verifikimeve të mëvonshme, trupa inspektuese konstatoi se shenjat e bllokimit ishin prishur dhe sasia e produktit ishte lëvizur nga subjekti, në kundërshtim me vendimin e inspektimit.

Sipas verifikimeve, nga 104 ton misër të bllokuar, në ambientet e magazinës u gjetën vetëm rreth 9.5 ton, ndërsa pjesa tjetër rezulton të jetë përdorur apo zhvendosur nga subjekti. Gjithashtu u konstatua se një silos ku ishte bllokuar një tjetër sasi prej 26 tonësh, nuk përmbante më misër, por ushqim të përpunuar për shpendë. Rezultatet e analizave laboratorike treguan se produkti ishte jokonform dhe i pasigurt, për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1.

Përfaqësuesi i subjektit deklaroi se produkti ishte përdorur për ushqimin e zogjve në fermën e tij, por ky pretendim nuk u mbështet me dokumentacion dhe nuk u paraqit asnjë sistem gjurmueshmërie për destinacionin e produktit.

Për këto shkelje, AKU ka vendosur disa masa administrative me gjoba, si dhe bllokimin dhe asgjësimin e sasisë së mbetur të produktit, ndërsa i është drejtuar organit të prokurorisë për fillimin e procedimit penal ndaj subjektit.

Subjekti dyshohet për disa vepra penale të parashikuara në Kodin Penal, përfshirë prishjen e shenjave të sigurisë të vendosura nga organet shtetërore, vendosjen në qarkullim të produkteve që rrezikojnë shëndetin, si dhe mashtrimin me produkte ushqimore, vepra që parashikojnë dënim deri në tre vjet burg. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin dhe se çdo shkelje e ligjit do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

AKU gjobe KALLEZIM siguria ushqimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.