Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, çfarë mbulohet e çfarë jo. Nuk dëmshpërblehen dëmet shëndetësore, orenditë shtëpiake, humbjet e bizneseve

16:04 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Ligji që detyron sigurimin e banesave nga tërmeti ka hyrë në fazë të avancuar dhe është nxjerrë për konsultim publik, ai përcakton se subjektet do dëmshpërblehen vetëm për dëmet në pronë dhe për asnjë dëmtim tjetër. Më specifikisht, në draft përjashtohen dëmet e tjera të çdo lloji qofshin, me përjashtim të pasurisë së siguruar.

Kështu, do të përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, ashtu si dhe dëmet morale. Përjashtohen gjithashtu edhe të gjitha sendet brenda banesës së objektit të siguruar.

Ndërkaq, të prekurit do jenë gjithashtu të detyruar të mbulojnë vetë shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave. Po ashtu, skema e sigurimit të detyrueshëm nuk merr përsipër dëmshpërblimet kur bëhet fjalë për humbje financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 e ka nxitur Qeverinë të sanksionojë me ligj detyrimin për të siguruar banesat nga këto lloj fakeqësish, praktikë e që e aplikojnë vende të ndryshme, si Turqia apo Rumania. Ligji është në fazën e konsultimit publik, dhe ka qëllim mbulimin e humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtëpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar.

Detyrimin për blerjen e policës së  sigurimit nga tërmetet, të cilat do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi.

Ligji parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit dhe do të drejtohet nga Ministri i Financave. Fondi do financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit i dhe të ardhurat nga investimi. Fondi do jetë përgjegjës për shitjen e policave të sigurimit; administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet; krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit; risigurimin e primit. Funksioni më i rëndësishëm i fondit do jetë trajtimi dhe pagesa e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.