Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sigurimi vullnetar, si dëmshpërblehen dëmet nga tërmeti

13:51 / November 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D0FC1718 DD85 42B0 A8C4 70F7356776E5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti prim-mbulim nga sigurimi 1 me 1000, një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro/vit, përfshihen edhe paisjet elektroshtëpiake

Kush mund t’ju ndihmonte në kohë rekord prej 2 javësh, në rast se biznesi juaj ndërpritet papritur? Po në rast se banesa juaj do të shkatërrohej në një çast? Ky është një nga mesazhet e marketingut të kompanive të sigurimit lidhur me dëmshpërblimin nga ngjartjet natyrore si tërmetet e ditëve të fundit. Aktualisht, Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” u jep mundësinë qytetarëve që të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare dhe çdo biznes apo rezident mund të kryejë sigurimin e pronës në një nga 8 shoqëritë e sigurimit të jo-jetës që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Në raportin mesatar 1 me 1000, pra një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro/vit, sigurimi banesën. Sigurimi i pasurisë ofron mbulim dhe mbështetje financiare, rikthim te pasurisë në gjendjen e mëparshme nga humbjet e papritura të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si zjarri, rrufe, tërmet, përmbytje, stuhi, breshër por edhe nga vjedhjet.

Kompanitë e sigurimit me sigurimin e banesës për individët, si rregull sigurjnë edhe pajisjet shtëpiake deri ne 30% te vlerës se ndërtesës, paratë dhe sendet me vlerë, duke filluar nga 500-2.500 € për secilin, shpenzimet e zhvendosjes së përkohëshme deri në 4,000 €, përgjegjesia ndaj palëve të treta deri në 4,000 €.

Kompanitë e sigurimit duhet të kompensojnë bizneset në 100% për humbjen e fitimit për një periudhë 12 mujore,  në rast se është e siguruar 100% dhe vetëm për vlerën e kredisë. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit është sigurim i veçantë.

Kompanitë e sigurimit ofrojnë sigurim për pasuri të luajtshme (inventar, lëndë e pare, mall ne proces, makineri, pajisje, linja përpunimi, etj), si dhe pasuri të paluajtshme, si (apartamente, vila, fabrika, zyra administrative, njësi biznesi, etj), e ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë te papritur , të paparashikuar dhe aksidentale.

Kompanitë e sigurimit pohojnë se bizneset, për të kursyer, tentojnë përgjithësisht të mos sigurojnë gjithë vlerën e pronës, por vetëm atë që kanë lënë si kolateral për kredi dhe në këto raste ato dëmshpërblehen vetëm për vlerën e sigurimit të kredisë.

Ngjarjet që sigurohen bizneset janë kryesisht zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e Avioneve dhe/ose pjesëve prej tyre. Rreziqet shtesë përfshijnë tërmetin, rrëshqitja e tokës, përmbytja, rritja e nivelit të ujrave, stuhia, vjedhja, thyerja e xhamave, impakti me mjetet, zhurmat SuperSonike, aktet keqdashëse, grevat, ngujimi i punonjësve dhe trazirat Civile

Dokumentet që duhen për të marë kompensimin e dëmeve nga tërmeti

  • Për të marrë kompensimin e dëmit dokumentat që nevojiten janë si vijon:
  • Njoftim kërkesa, polica e sigurimit, dokumentacionin e pronësisë të objektit të dëmtuar
  • Raporti i policisë për ngjarjen(në varësi të ngjarjes)
  • Vendimi i prokurorisë për ngjarjen (në varësi të ngjarjes)
  • Fotografi të vendit të ngjarjes dhe objektit të dëmtuar
  • Preventiv paraprak (në rast se disponohet)
  • Afati ligjor për trajtimin e rastit është 60 ditë nga data e njoftim kërkesës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.