Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

19:56 / April 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngq Ben Andoni

Ka një ngarendje të madhe për të akuzuar për çdo gjë opozitën e sotme që përfaqësohet nga Partia Demokratike. Është një garë sesi të përçudnohet roli i saj. Nuk ka faj, i cili nuk i mbivendoset asaj. Për hir të së vërtetës shpesh përfaqësuesit e saj ia japin një mundësi maxhorancës që drejtohet nga kryeministri i sotëm Rama.

Në tollovinë që bëjnë në parlament, zhurmnajën, por më shumë nga të gjitha arsyetimin për përgjegjësinë lidhur me ndryshimin. I gjithë diskursi publik, orientuar prej tyre, merret me problemet e brendshme të vogla për kryesinë e partisë dhe të ardhmen e pamundur të Sali Berishës, liderit historik të saj.

Ky i fundit i vetëdijshëm për këtë rol, por aspak për të ardhmen e partisë së tij, pasi do t’i duhej të mendonte për fatin e saj në dekada në advancë e ka zbritur shumë diskutimin e brendshëm, bashkë me atë të ideve dhe mbi të gjitha ndryshimin. Përdryshe, për këtë ka shërbyer edhe puna e maxhorancës duke ia hequr lehtazi dhe ëmbëlsisht tullat ngrehinës së PD-së. Një grup i vogël njerëzish të PD-së sot mundohen të artikulojnë dhe të përqasin ide dhe probleme, por vazhdimisht përballë kanë murin e maxhorancës që nuk i lë për asgjë. Mbi të gjitha u ka zhvlerësuar fjalën. Jehona në kthim e adresimeve të tyre ka tollovitur vendin që është në një krizë morale dhe autoriteti besimi.

Në një situatë, gati të ngjashme, por në kushte të tjera, një nga krerët e opozitës shqiptare, Luigj Gurakuqi tregonte mundësitë e opozitës dhe arrogancën e maxhorancës së asaj kohe. Jemi në kohën, kur Ahmet Zogu është vetëm kryeministër dhe e shpërfill hapur opozitën: “Po të ndigjojmë shumicën e madhe t’anëtarvet të qeverisë, të gjitha të metat, të gjitha fajet e kësaj kundrejt atdheut e popullit, e kanë burimin në sjelljen e keqe t’opozitës. Për të mirën e Shqipnisë, për përparimin e begatinë e popullit duhet pra t’a shuejmë opozitën, këtë shtrigë të keqe e fatzezë, shkak mjerimesh e të vishtirash”.

Tallja therëse e Gurakuqit rëndon jo vetëm mbi Zogun por edhe shumë personalitete të asaj kohe që nuk e kuptojnë rolin e opozitarizmit. Mes tyre dhe Musa Jukën, asokohe bashkiak i Shkodrës. Dhe, mësimi i tij që sot e kanë të vështirë ta adaptojnë në opozitë për t’ia përcjellë maxhorancës: “Njeriu nuk mund të kënaqet vetëm me bukë, por ka nevojë edhe për gjellën e shpirtit. Buk’ e punë kishim, ndoshta me gjetun edhe nën thembrën e të huejit, por do t’ishte bukë e mbymyeme me turp, do të ishte punë me djersë gjaku. Ma mirë le të kënaqemi me pak, e të fërgohemi në vojin t’ën, por t’ushqejmë e të forcojmë shpirtin me ideale të nalta, që nuk vdesin kurrë”.

Dhe, kërkesa e tij është e mbetet për idealizimin, atë që i duhej asokohe Shqipërisë dhe që opozita mëton se po e përcjell pa asnjë përfitim. Këtë i kërkojmë sot opozitës tonë dhe ndryshimit, përpjekjen për një Shqipëri të thjeshtë dhe normale…me njerëz si… Luigj Gurakuqi. …kjo mbetet një thirrje në eter. Pak muaj më vonë nga shkrimi i këtyre rreshtave, personalitetin e njohur do ta vrisnin me një atentat në Bari. Ky mesazh u shkrua një të Shtunde, 3 Nanduer, 1923…shtoi në fund. Akoma shpresonte.

drejtohej gurakuqi luigj Opozita sikur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.