Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Sillu si politikan i përgjegjshëm”/ Kryeministri Mitsotakis tregon bisedën me Erdogan

17:44 / October 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
124894100 20f2ea5a eb02 4fc5 b5ff 3b4fbade8bec
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërhyrja e Kyriakos Mitsotakis dhe përgjigjet e drejtpërdrejta që ai i dha presidentit të Turqisë të enjten mbrëma për qëndrimet e tij provokuese gjatë darkës së liderëve që morën pjesë në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Pragë, ishte një nga temat e diskutuara në në Samitin e liderëve të BE-së.

Protothema shkruan se vetë Kyriakos Mitsotakis duke folur me liderët evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrin e Estonisë, Kaya Kalas, përshkroi reagimin e tij ndaj fjalëve të presidentit turk.

“Unë u ngrita në këmbë dhe i thashë se çfarëdo që të them, do ta them ballë për ballë”, tha ndër të tjera kryeministri grek duke përshkruar atë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Përgjigja e Mitsotakis u nxit nga referencat e Rexhep Tajip Erdogan në fund të ndërhyrjes së tij në darkë kur ai akuzoi Greqinë se është ajo që ngre tensionin dhe provokon.

Sipas mediave greke, Kyriakos Mitsotakis më pas e mori fjalën menjëherë dhe iu përgjigj drejtpërdrejt presidentit turk se ai duhet të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve dhe se në vend që të shkaktojë tensione, duhet të vijojë dialogun pa tensione dhe retorikë ekstreme siç bëjnë udhëheqësit përgjegjës.

“Greqia nuk provokon kurrë, por gjithmonë përgjigjet me besim sa herë që provokohet”, u shpreh Mitsotakis.

Megjithatë, kryeministri grek deklaroi “edhe një herë se Greqia nuk është ajo që mbyll derën e dialogut” pasi ndjen besim dhe siguri absolute se ne kemi të drejtë dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e tyre .

mitsotakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.