Partitë e qendrës së djathtë në Itali konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili është aktualisht kandidat për kreun e shtetit.
Në një deklaratë të përbashkët ata nënvizuan se Berluskoni është personi më i përshtatshëm per postin e kryetarit të shtetit.
Partia Demokratike e qendrës së majtë të Italisë, e cila ka përjashtuar kategorikisht mbështetjen për Berlusconin është shprehur e zhgënjyer dhe e shqetësuar per këtë vendim.
Mediat raportojnë se kandidati tjeter mund të jetë kryeministri aktual, mario draghi. Megjithëse pozicioni është kryesisht ceremonial në Itali, presidenti luan një rol kyç në zgjidhjen e krizave politike, të cilat nuk janë të rralla.
Deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve do të zgjedhin pasardhësin e presidentit aktual, Sergio Mattarella me 24 janar.
