Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë asnjëherë nuk qëndron në kuadrin e një sfide futbollit. Shpeshherë futbolli ngatërrohet me politikën dhe as këtë herë, nuk bëhet përjashtim.
Media serbe e quajtur Kurir e ka cilësuar provokim, ku në një foto duket një tifoz në tribunat e Dohas me plis në kokë dhe duke bërë shqiponjën. “SKANDAL PARA FILLIMIT TË NDESHJES SERBI – ZVICER! Sërish NA PROVOKOJNË. Shqiponjë dykrenAre, flamuj shqiptar dhe zviceran!E dhe sa duhet?” – shkruan Kurir.