Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sot paralajmërohet protestë nga serbët në Veri të Kosovës

09:02 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
auto MitrovicaVeriore Veriukosoves1554986483 600x360 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Serbët protestojnë sot në veri. Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, tha se sot është paralajmëruar një protestë e serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Elshani pohoi për express se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”. Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll.

“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, ka thënë Elshani.

Të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se në jug “do të mblidhen shqiptarët”, duke iu referuar një thirrjeje të Agim Bahtirit që e ka bërë dje për një “tubim madhështor”. Vuçiç madje i ka bërë thirrje KFOR-it që t’i mbrojë serbët. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X”, të martën se asnjë shqiptar nuk do të marshojë mbi urë, duke e demantuar kështu presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili ka deklaruar se “shqiptarët do të marshojnë në urën e Ibrit”. Ndaj këtyre deklaratave reagoi kreu i Qeverisë së Kosovës duke thënë se këto akuza të rreme shpesh janë parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia.

“Me akuza të rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, synon të krijojë një atmosferë frike dhe të nxjerrë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç ai pretendon në mënyrë të rreme. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë një parathënie për një sulm të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Kosova Protesta SERBET
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

22:01 / May 24, 2025

Kujdesej për të moshuarën në Greqi, 39-vjeçarja i merr 30 mijë euro

21:41 / May 24, 2025

Sulmet ajrore në Ukrainë, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

21:20 / May 24, 2025

Përmbytjet në Australi shkaktojnë 5 të vdekur

21:00 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.