Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Simpatizantë të PD ndaluan mjetin, reagon PS e Korçës

13:15 / April 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen në Podgorie, ku simpatizantë të PD ndaluan mjetin e administratorit të Vreshtazit.

PARTIA SOCIALISTE DEGA KORÇË
DEKLARATË PËR SHTYP

Në valën e mesazheve dhe veprimeve të dhunës të nxitura e promovuara nga Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë, mbrëmë eksponentë të kësaj partie kanë provokuar një konflikt me simpatizantë të Partisë Socialiste në Podgorie, siç besoj jeni njohur edhe nëpërmjet deklaratave të tyre.
Ankthi i humbjes për ta sa vjen e shtohet, revanshit të tyre me shpifje e baltë i janë shtuar edhe veprimet kriminale të eksponentëve të saj.
Partia Socialiste, e bindur në rrugën e saj drejt fitorës së 25 Prillit, i bën thirrje banorëve të Korçës se do të jetë në çdo moment pranë tyre, për të garantuar një proces votimi të qetë, të drejtë dhe demokratik.
I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të respektojë ligjin dhe të mos krijojë tenisione të qëllimshme dhe të panevojshme. Të qëndrojë larg procesit të votimit dhe mos intimidojë votuesit në asnjë formë.
Nuk iu imponoheni dot qytetarëve me modele huliganesh që dalin dhe xhirojnë gomat e makinave pa targa dhe bërtasin në rrugë, kjo kohë ka marrë fund prej dekadash këtu në Korçë.
Mos e bëni pis Korçën me sjellje të tilla, mos bëni pis procesin zgjedhor sepse jeni në Korçën e qytetarisë.
I bëjmë thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike të distancohen nga sjellje të tilla, të mos përdoren si mish për top nga ata që edhe në deklaratë e thonë hapur se janë gati të përdorin çdo mjet për të marrë pushtetin me çdo kusht.
Ju kujtojmë se përgjegjësia e sjelljes suaj përpara ligjit është personale, askush nuk mund të dalë mbi të e askush nuk mund t’u mbrojë dot sot apo nesër, as ata kandidatë të marrë që iu venë flakën me premtime absurde.
Sigurojmë çdo banor të Korçës që zgjedhjet do të jenë të lira, të qeta, konform çdo rregulli ashtu sikurse i ka hije Korçës.
Faleminderit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.