Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Simpsons” dështuan në parashikimin e fitores së Kamala Harris

16:04 / November 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seriali misterioz amerikan Simpsons duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi në tentativën e saj për t’u bërë presidente. Programi i njohur ka krijuar një reputacion për parashikimin e ngjarjeve të rëndësishme, që prej rritjes në pushtet të Donald Trump, te teknologjitë e reja si celularët dhe orët inteligjente, skandalin e korrupsionit në FIFA, dhe të tjera që mbeten për t’u realizuar, shkruan rrjeti Daily Mail. Muajin e kaluar në rrjetet sociale u shfaq një episod i serialit i transmetuar në 19 mars 2000, me titull “Bart to the Future”, për të cilin thuhej se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.

Në episodin në fjalë Lisa, vajza e vogël e familjes, bëhet presidente, e veshur me një kostum vjollce me varëse perlash, thuajse identik me paraqitjen e Kamala Harris ku u bë zv. presidente. Shumë nga përdoruesit mendonin se kjo nuk ishte vetëm një koinçidencë. Në inaugurimin e presidentit Joe Biden më 20 janar, 2021, Harris mbante kostumin e purpurt nga Christopher John Rogers dhe varësen e dizenjuar nga Wilfredo Rosado, njëlloj me atë të prezantuar nga “Liza presidente” në serial.

Në episod Lisa çuditërisht thotë: “Siç e dini, kemi trashëguar një gropë të madhe të buxhetit nga President Trump, prandaj në duhet ta rimbushim.’ Një përdorues shkruante: “Kjo është hera e parë që The Simpsons gabojnë.”’ Por jo të gjithë ishin të trishtuar, pasi një mbështetës republikan shkruante: “Njerëzit mendonin se Kamala do të fitonte prej efektit Simpsons, por u gabuan”. Nuk dihet nga i marrin informacionet e tyre producentët e serialit por në episodin e vitit 2000 Lisa Simpson bëhet presidente dhe i referohet për herë të parë “presidencës së Donald Trump.”

16 vjet më vonë Trump u zgjodh si presidenti i 45-të i SHBA, duke e bërë këtë parashikimin më të bushëm e të pashpjeguar të programit të animacionit. Ndërsa në një episod të 2012 të titulluar “Them, Robot,” Homer humbet vendin e punës në centralin energjitik dhe zëvendësohet nga robotë humanoidë. Në episodin “Lisa’s Wedding,” i transmetuar në 1995, personazhet shihen që mbajnë në kyç ora të ngashme me mjetet inteligjente me të cilat sot komunikohet.

Në lidhje me skandalin e korrupsionit të FIFAs një episod në vitin 2014, Homer bëhet gjyqtar futbolli në kupën e Botës dhe ekspozon korrupsionin e gjerë në këtë organizatë. Një vit më vonë skandali vërtetë përfshiu dhjetra zyrtarë të FIFA të cilët u dënuan për korrupsion dhe rryshfete, shkruan Daily Mail.

kamala harris simpsons
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.