Ata janë familja më e famshme e animuar në planet dhe për mëse 30 vjet kanë zbavitur miliona familje në botë.
Mirëpo ja që ky serial në shumë raste paska parashikuar të ardhmen. “Ti je në një dhomë me 10 apo 20 njerëz zbavitës”, ka thënë shkrimtari Al Jean për Radio 1 Newsbeat. Ai është me Bart dhe pjesën tjetër të familjes që në 1989 kur nisi transmetimi.

“Pra, ndoshta gjëja më e mirë është kur Trump bën një budallallëk dhe keni shumë njerëz që mund të bëjnë shaka menjëherë. “Por,ka patur shumë shqetësime”, ka vijuar ai.

Puna për programin është si një terapi në grup. “Ndodhin kaq shumë gjëra në botë sa që ne mblidhemi dhe duhet të flasim”. thotë autorja tjetër e filmit të animuar, Stephanie Gillis.
Por krahas parashikimit për Trump president, Simpsons kanë parashikuar krizën e Ebolës, smartphone-t, dhe madje përformancën e Lady Gaga në Superbovvl.
“Me Trump, në vitin 2000 po kërkonim për një njeri të famshëm gazmor që mund të bëhej president”, tha Al. Ai kujton se në atë kohë Trump ishte shprehur se në të ardhmen dhe mund të kandidonte për president të SHBA-ve.

Ndërsa Al dhe Stephanie thonë se edhe pse në disa raste duket se parashikon të ardhmen, në disa të tjera kanë qenë vetëm koencidencë.
Ndërkaq, seriali vizatimor ka parashikuar dhe një sërë njerëzisht që do të bëheshin të famshëm, si Mark Zuckerberg, Toni Blair si kryeministër, apo Chris Martin.

