Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Sineci”/ Banorët e Lumasit fitojnë një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë në Gjykatën Administrative. Ja çfarë thotë akt-ekspertimi teknik (dokumenti)

18:54 / September 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sineci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e fshatit Lumas kanë fituar një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Në seancën e radhës, të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë në Vlorë, ku bashkia Kuçovë është paditur për dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit për ujësjellësin, palët janë njohur me akt-ekspertimin teknik të inxhinierëve, që ka qenë totalisht në favor të banorëve të Lumasit.

Të kontraktuara nga Gjykata Administrative Vlorë, dy inxhinieret: Silva Meçaj dhe Liljana Vllamasi, pasi kanë kryer inspektimet në zonë 3 javë më parë, kanë dorëzuar pranë kësaj gjykate akt-ekspertimin teknik, që konfirmon akuzat për muaj me radhë të banorëve të fshatit Lumas. Akt-ekspertimi teknik hedh poshtë të gjitha pretendimet e bashkisë Kuçovë në lidhje me nevojat për ujë të pijshëm të fshatrave të Lumasit, pasi konfirmon edhe një herë atë që është thënë me forcë nga banorët e Lumasit, se fshatrat furnizohen me ujë nga 4 ujësjellësa. Po kështu, ky akt-ekspertim konfirmon edhe një herë se të gjitha ndërtimet e kryera por edhe ato të parashikuara në projekt prekin Zonën Buferike dhe atë të mbrojtur të Kanionit të Sinecit.

Sipas akt-ekspertimit teknik, të katërta objektet që po ndërtohen nga firma Salillari janë brenda Poligonit Monument Kulture (Kanioni i Sinecit) dhe brenda Zonës Buferike të Kanionit të Sinecit. Në akt-ekspertimin teknik përcaktohet se edhe bazamenti ku do të shtrihet tubacioni i ujësjellësit në ndërtim ka prekur Zonën Buferike dhe Kanionin e Sinecit (zonë e mbrojtur). Edhe pretendimet e bashkisë Kuçovë se fshatrat e Lumasit kanë mungesë uji të pijshëm kanë marrë përgjigje në këtë akt-ekspertim teknik. Pas inspektimit të kryer në çdo fshat për identifikimin e burimeve të furnizimit me ujë, inxhinieret Meçaj e Vllamasi, kanë dalë me konkluzionin se fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjëz e Vodëz kanë rrjete dhe burime publike (puse nëntokësore) të furnizimit me ujë dhe vetëm dy fshtrat Krekëz e Koritës, me 14 familje në total nuk kanë furnizim publik me ujë të pijshëm.

Akt-Ekspertimi Teknik konkludon se, fshati Lumas garanton furnizimin me ujë për fshatrat Lumas Qendër dhe Lumas 1 nëpërmjet rrjetit publik (dy puseve buzë lumit) dhe nëpërmjet ujësjellësit që merr ujë nga burimi i Sinecit; fshati Pëllumbas furnizohet nga rrjeti publik, me burim furnizimi një pus të çpuar pranë lumit që përshkon fshatin dhe uji pompohet në rezervuarin që ndodhet në Pëllumbasin e sipërm; fshati Bardhaj furnizohet nga rrjeti publik dhe burimi i furnizimit është një pus i çpuar pranë lumit dhe uji pompohet për në rezervuarin që ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit dhe fshati Vodëz furnizohet nga një pus-çpim pranë lumit që përshkon fshatin dhe uji pompohet në rezervuarin që ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit Vodëz.

Pas dorëzimit të këtij akt-ekspertimi, pritet vendimi nga Gjykata Administrative Vlorë në 1 Tetor. Në çështjen civile me nr.akti 1201,të depozituar në 6 Korrik 2021,banorët e Lumasit kanë paditur bashkinë e Kuçovës për “dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit në zonën e mbrojtur të Sinecit”, ndërkohë që e paditur si palë e tretë është edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Akt ekspertimiDownload

Kuçovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

I vihet tritol biznesit në Kuçovë, vetëm dëme materiale

09:35 / November 4, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.