Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sipërmarrësja shqiptare rrëfen historinë: Mbeta shtatzënë kur isha 50 vjeç! E hoqa sepse sapo kisha nisur një…

12:08 / April 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Silva Heijneman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipërmarrësja e njohur Silva Heijneman ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka ndarë një histori të rrallë, teksa paneli po diskutonte për menopauzën, fazat dhe përjetimin e saj nga gratë. Silva rrëfeu se ka mbetur shtatzënë në moshën 50-vjeçare.

“Në eksperiencën time personale mua më ka filluar rreth moshës 45-46 vjeçare. E kam përfunduar ciklin, që dhashë shenjën finale, unë kam ngelur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. Kam qenë në perimenopauzë, disa e quajnë pre menopauzë dhe ishte kjo periudha që pata një çrregullim drastik të ciklit”, tha Silva.

Ajo tregoi se vendosi ta ndërpriste shtatzëninë për arsye se sapo kishte nisur marrëdhënia me partnerin aktual.

“Unë e ndërpreva shtatzëninë megjithëse mjeku gjinekolog më tha ‘Silva mbaje’ sepse atje ku shkova ishte momenti, unë sapo isha lidhur me partnerin tim të ri. Kthehem nga Tajlanda, kishim rreth 5 muaj e ca që ishim bashkë.

Ishte fillimi i një lidhjeje dhe me thënë të drejtën kisha marrë vendim që këto vite më përkisnin mua, të jetoja jetën. I thashë boll. Boll bëra mamanë, boll bëra detyrën time që e bëra perfekt dhe jam shumë krenare për çfarë bëra për fëmijët por ndodhi.

Vendosa ta heq, por përpara se të hyja në sallë, 2-3 ditë më parë im shoq ishte në Holandë, ai mori një vendim ‘ti nuk do ta heqësh’. Të dy donim që jo, ishte shumë shpejt. Pastaj ai tha ‘Silva, mbase bëjmë një gocë të bukur bashkë’.

I thashë unë mund ta jap një gocë të bukur, por unë kam ndërmend të kujdesem për gocën tjetër të bukur, për Silvën kështu që kisha marrë një vendim që nuk ma prishi dot mendjen”, tha ajo.

menopauzë Silva Heijneman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.