Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Siri/ Erdogan ngre tonet: Asad të tërhiqet ose ndërhyjmë ushtarakisht

14:15 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ndalen përshkallëzimi ushtarak dhe deklaratat politike mes Bashar Al Asad dhe Rexhep Tajip Erdogan, pas vrasjes së të paktën 10 turqve, përfshirë 5 ushtarë.

Sot presidenti turk tha se Turqia nuk do të tolerojë sulmet e forcave të regjimit të Asad në Idlib dhe se nëse nuk i jepet fund luftimeve dhe bombardimeve në zonat e monitoruara nga forcat turke, Turqia do të veprojë duke ndërhyrë ushtarakisht.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka reaguar gjithashtu duke thënë “Ne po përpiqemi që Rusia të ndalojë arrogancën e regjimit të Asadit, duke shtuar edhe se “Turqia zyrtare nuk i gjen me vend pretekstet e rusëve që pretendojnë se nuk mund ta kontrollojnë plotësisht regjimin sirian”.

Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Sirisë u prishën në vitin 2011 dhe sot të dy vendet dialogojnë me njëra-tjetrën përmes ndërmjetësimit të Moskës që mbetet aleati i Asadit.

Turqia shpreson se Rusia do të respektojë detyrimet e saj në bazë të marrëveshjeve të Astana dhe Soçi.

Situata e civilëve në Siri mbetet kritike. Rreth 600,000 persona janë shpërngulur nga banesat dhe tokat e tyre dhe janë vendosur përgjatë kufirit turk ndërkohë që Ankaraja akuzon Moskën se nuk ka bërë asgjë përballë sulmeve të regjimit në një zonë ku jetojnë 3.5 milion njerëz.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Itali/ 26-vjeçari godet motrën me thikë, autori humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

20:45 / August 15, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, pesë të plagosur

18:22 / August 15, 2026

Indonezia goditet nga një tjetër tërmet 6.9 ballë, pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë

17:42 / August 15, 2026

Vjosa Osmani tregon dallimet me Kurtin për Presidentin: “Për ne duhet të jetë figurë balancuese e pushteteve”

15:04 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.