Përshkallëzim ushtarak në Siri pas sulmit turk.

Ndërsa ka qindra viktima në radhët kurde dhe mijëra njerëz janë duke ia mbathur nga zonat e konfliktit, SHBA ka ndërhyrë për të detyruar Ankaranë  t’i japë fund veprimeve ushtarake kundër kurdëve.

Erdogan i përgjigjet dekaratave: “Megjithë kërcënimet, ne nuk do të ndalemi”.

Erdogan ka kërcënuar Evropën që të nisë dëbimin e refugjatëve “nëse insiston në pengimin e operacionit”. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, nxit BE-në të mos pranojë shantazhe dhe i kërkon të githave vendeve të unionit “të veprojnë me një zë”. Ndërkohë, Hollanda ka pezulluar shitjet e armëve në Turqi.

Newsweek: “Turqit bombardojnë forcat amerikane gabimisht”

Sipas Newsweek, e cila citon burime të inteligjencës kurde të Irakut dhe një zyrtar të lartë të Pentagonit, forcat turke të angazhuara në ofensivën kundër kurdëve në veri të Sirisë bombarduan gabimisht një bazë të forcave speciale amerikanetë pranishme në këtë zonë. Forcat amerikane, një bazë prej 50 deri 100 ushtarësh, po vepronin në kodrën ‘Mashtenour’ në qytetin Kobane në momentin që u goditën nga artileria turke.

Franca: “Në tryezën sanksionet e BE kundër Turqisë”

“Mundësia e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë është në tryezë dhe BE do ta diskutojë atë në Këshillin Evropian javën e ardhshme”.- Kështu deklaroi zevendësministrja franceze për Punët Evropiane, Amelie de Montchalin, duke theksuar se “askush nuk mund të mbetet i pafuqishëm përballë një situate tronditëse për civilët, për forcat siriane për 5 vjet së bashku me koalicionin anti-ISIS, por mbi të gjitha për stabiliteti i rajonit “.

Ambasadori turk: “Ne po mbrojmë kufijtë e BE-së” 

Me operacionin ushtarak në Siri, “ne po mbrojmë kufijtë turq, por edhe ato të NATO-s dhe BE-së” dhe “ne duam t’i kujtojmë këto aspekte për të gjithë aleatët tanë” tha ambasadori turk në Itali, Murat Salim Esenli, duke shtuar: “Situata nuk është e zezë apo e bardhë, siç paraqitet nga shtypi. Dhe për fat të keq Bashkimi Evropian është duke u hedhur në bandën e anti-Turqisë”.

Sipas diplomatit, kjo sjellje është “jashtëzakonisht shqetësuese” sepse “ata po bëjnë një përgjithësim të rrezikshëm. Shpresojmë që Bashkimi Evropian të zgjohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

 Turqi, 121 arrestuar për “propagandë terroriste”.

Autoritetet turke arrestuan 121 persona me akuzën e “propagandës terroriste” për mesazhet e tyre kritike në mediat sociale kundër operacionit ushtarak të Ankarasë.

Trump “ndërmjetësi” midis Ankarasë dhe Kurdëve

Donald Trump është shfaqur si ndërmjetës midis Ankarasë dhe Kurdëve. “Ata luftuan njëri-tjetrin për gati 200 vjet – shkruante manjati në Twitter – tani kemi një nga tre zgjedhjet: dërgoni mijëra ushtarë dhe fitoni ushtarakisht, godisni Turqinë shumë fort me sanksione ose ndërmjetësi për një marrëveshje midis Turqisë dhe Kurdëve ”, raporton tirananews.al

BE nuk e pranon shantazhin

“Unë do ta them me zë të lartë dhe të qartë për Këshillin e ardhshëm të BE: BE nuk mund ta pranojë këtë shantazh nga Turqia. Nisma ushtarake duhet të pushojë menjëherë dhe BE dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare do të duhet të flasin me një zë “. shprehet kryeministri italian Giuseppe Conte.

Putin: “Rreziku i arratisjes të militantëve të ISIS”
Presidenti rus Vladimir Putin foli gjithashtu për sulmin turk në Siri, duke nënvizuar rrezikun që militantët e ISIS që janë vendosur atje “mund të arratisen”. “Nuk jam i sigurt se Ankaraja mund të marrë kontrollin e situatës,”- shtoi kreu i Kremlin.

l.g/Tirananews.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here