Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sistemi TIMS, IDM: Kuvendi të marrë masa për forcimin e mbikëqyrjes ndaj institucioneve të sigurisë

11:29 / August 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tims1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka dhënë një qëndrim lidhur me problemet e raportuar dhe ndërhyrjet në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Në reagimin zyrtar, IDM shpreh shqetësimin lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundmi. “Theksojmë se kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundi në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Theksojmë se kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare.

Ne inkurajojmë zhvillimin e hetimeve të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse. Njëkohësisht, IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

Mirëqeverisja e sistemit dhe institucioneve të sigurisë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimeve të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë, mbikqyrjes parlamentare, sistemit të balancave dhe kontrollit (checks and balance) dhe mundësimit të një roli më proaktiv të aktorëve të shoqërisë civile, rretheve akademike, medias etj. përbën domosdoshmëri për forcimin e performancës së tyre, rritjen e besimit publik tek institucionet dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Sistemi TIMS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

21:16 / October 12, 2026

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë nga Korça: Çdo grek duhet të kalojë këtu për të parë rrënjët e popullit tonë

20:33 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit pas takimit me Ramën: Mik i palëkundur i Izraelit…

19:49 / October 12, 2026

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

19:31 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.