Mançester Siti është prekur së fundmi prej COVID-19. Bëhet fjalë për dy pjesëtarë të stafit dhe dy futbollistë. Ata janë Kajli Uolker dhe Gabriel Zhezus, të cilët së bashku me pjesëtarët e stafit janë vendosur menjëherë në karantinë për të shmangur përhapjen e virusit në klub, ndërkohë që fatmirësisht janë në gjendje të mirë.
Kështu, trajneri Pep Guardiola humbet shërbimet e dy prej titullarëve të tij për ndeshjet e radhës të këtij viti të cilat janë ndaj Njukasëllit në shtëpi dhe Evertonit në transfertë më datë 28 dhjetor.
Ndërsa, mbetet për t’u parë nëse Zhezus dhe Uolker do ia dalin ta mposhtin COVID për ndeshjen e datës tre janar ndaj Çelsit në transfertë.
