Kryeministri Edi Rama njoftoi se bashkë me 2 ministret e kabinetit të tij, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj do të zhvillojnë sot takim me furnizuesit e naftës. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se takimi do të jetë për pasojat e luftës në çmimet e karburantit dhe ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë.
Kujtojmë se jo më larg se dje, Rama doli në një deklaratë publike ku u shpreh se brenda 48 orëve të ardhshme do të publikojnë masat e reja për menaxhimin e krizës.
