Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata e fundit. Ndërpritet qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë, janë 30 familje të evakuuara

09:51 / November 21, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1668973274 1668966467myfti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmbytje dhe dëme të shumta. Qarku i Shkodrës është më problematiku prej motit të keq. Në total është 1855 ha sipërfaqja totale e përmbytur. Qarkullimi në aksin Shkodër-Lezhë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi. Ka rënie të niveleve rreth 20 cm në raport me ditën e djeshme por konstatohet rritje e sipërfaqes së përmbytjes. Vetëm në fushën e Obotit dhe atë të Dajcit janë përmbytur rreth 70 ha.

Situata në qarkun e Shkodrës

Bashkia Vau Dejes

Në NjA. Vau-Dejës ka patur gjatë gjithe nates reshje me intensitet mesatar . Gjendja vazhdon te ngelet e njejte si diten e djeshme.Përroi Gllinë vazhdon të mbetet problematikë në qytet. Ka energji elektrike ne pothuajse të gjitha njësitë me përjashtim të ndonjë ndërprerje të shkurtër në disa fshatra. Në NjA. Bushat vazhdon të mbetet problem rruga kryesore e fshatit Ashtë. Në fshatrat Mali i Jushit, Hoten, Rranza,Bushat janë 10 familje që kanë prezence uji në banesa ne lartesi 30 cm si dhe 1711 ha tokë bujqësore nën ujë.

Në NjA. Hajmel ka dalje të përronjve nga shtrati në fshatin Hajmel dhe Paçram që për pasojë ka vërshime te ujrave në rrugët kryesore te fshatrave dhe sipërfaqe toke bujqësore nën ujë. Lumi Gjadër vazhdon të mbetet problematike në NjA,Vig Mnele.

Vazhdon të mbetet evident rreziku I shëmbejs së urës Gjinaj qe lidh aksin kryesor rrugor të fshatit Mnelë më fshatin Vig. NjA.Temal, vazhdon të jetë problematike renia e interteve nga rëshqitja e gurëve nga mali.(konkretisht në rrugën e Komanit) dhe ndërprerja e EE në fshatrat e njësisë. NjA Shllak, vazhdon të jetë problematike shëmbja e rrugës kryesore që të çon në Nj Ad, në fshatin Vukaj me gjatësi 4 km.

Bashkia Pukë

Deri në këto momente situata është e njëjtë me ditën e djeshme. Kemi rreth 27 km rruge rurale të dëmtuara në njësitë Administrative Qelez, Rrape, Luf Qerret dhe Gjegjan. Ka filluar ndërhyrja për kthimin në normalitet me burimet njerezore dhe teknike Fadrome, për pastrim dherash e inertesh. Marrë në konsideratë problematiken e krijuar nga bllokimi i rrugëve auto rurale është e nevojshme mbështetja me një mjet Fadrome nga AKMC. Në Bashkisë F.Arrëz. vazhdojnë reshjet e shiu dhe deri më tani nuk ka probeme të tjera të rapotuara, përveç dëmtimit të rrugëve, dhe shkëputjes së energjisë elektrike.

Strukturat e DVP, dhe ato të FNSh, janë në gadishmeri 12×12, të cilët në bashkëpunim me strukturat vendore janë angazhuar maksimalisht në operacionet e evakuuim shpëtimit dhe po sigurojnë kalueshmërinë e përdoruesve të mjeteve në të gjitha akse ku ka prezencë uji. Strukturat e ushtrisë të Rep.V.Dejës, gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e vona janë angazhuar maksimalisht në operacionet e evakuuimit dhe shpëtimit sipas planeve të evakuuimit të bëra nga bashkia Shkodër.

Nj.A. Ana e Mali

1-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2-Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.

3-Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

2-Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 persona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 persona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit. Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

  1. Guri i Zi 250 banesa
  2. Bërdicë 102 banesa
  3. Lagja Nr.4, 30 banesa
  4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.